20:23 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / C E

Klopp e do mesfushorin e Serie A, kushton 70 milionë euro

Liverpool po mendon ta përforcojë mesfushën me Milinkovic-Savic.

Serbi është një fiksim i Klopp, siç ka qenë gjithmonë i Allegrit, dhe Simone Inzaghit, i cili do të bënte gjithçka për ta patur edhe tek Interi.

Sipas ‘Todofichajes’, anglezët mund të kenë një avantazh të rëndësishëm nëse do të vendosë të hidhet në sulm për lojtarin.

Fuqia blerëse e Të Kuqve është më e lartë se ajo e Juventus dhe Inter, edhe nëse kërkesa e Lazio-s do të prekë 70 milionë eurot.