10:13 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kloppi e kritikoi, Solskjaerin, lavdëron gjyqtarin dhe sistemin VAR

Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë luajtur baraz me rezultat 1:1 në derbin më të madh anglez.

Rashford dhe Lallana ishin golashënuesit në këtë ndeshje, ku VAR-i kishte rol të madh në rezultatin përfundimtar, shkruan Indeksonline.

Teknologjia konfirmoi golin e Manchesterit derisa anuloi një tjetër të Liverpoolit të shënuar nga Origi.

Këto vendime i ka përshëndetur trajneri i “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.

“Ajo që më pëlqeu më së shumti? Pozicioni i gjyqtarit, sepse ai ishte aty afër. Pavarësisht së distanca nga aty deri kur Rashford e dërgoi topin në rrjetë ishte e madhe, Atkinson kishte të drejtë që anuloi edhe golin e Origi“, ka thënë Solskjaer.

Nga ana tjetër, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka akuzuar gjyqtarin dhe VAR-in se nuk ka vepruar drejt në këtë sfidë. /IndeksOnline/