15:09 / E Premte, 23 Nëntor 2018

Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Liverpoolit ka vlerësuar lart rivalin e tij.

Pep Guardiola cilësohet si një prej më të mirëve në botë në punën e trajnerit nga shumë njohës të futbollit.

Por edhe një rival direkt i spanjollit, siç është Jurgen Klopp beson se Pep është më i miri në botë.

“Mendoj se Guardiola është më i miri në botë”, ka deklaruar gjermani për Sky Sports.

“Mund të bëni çfarëdo krahasime, por Pep po bën një punë të mrekullueshme”.

Guardiola vitin e shkuar është shpallur kampion i Anglisë me Manchester Cityn. /IndeksOnline/