16:25 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Klopp flet për kartonin blu: Nuk tingëllon si një ide fantastike

Shumë shpejt në lojën e futbollit pritet të futet edhe kartoni blu.

Aktualisht ekzistojnë kartoni i verdhë dhe i kuq, të cilët përdorën që nga viti 1970, ndërsa tani do të shtohet edhe kartoni blu, shkruan IndeksOnline.

Sipas The Telegraph, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ka nënshkruar futjen e një kartoni blu, i cili do të jetë pjesë e një prove për lojtarët që ndëshkohen dy herë me kartonë të verdhë.

Protokolli i ri do të shohë që lojtarët të largohen nga fusha për 10 minuta nëse kryejnë një faull të ashpër ose tregojnë mospajtim ndaj një zyrtari.

Rreth futjes së kartoni blu ka folur edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp.

Ai tha se kjo nuk duket një ide e mirë për momentin.

“Do t’i mbaja gjërat sa më të thjeshta. Nuk tingëllon si një ide fantastike për momentin, por nuk e mbaj mend idenë e fundit fantastike nga këta djem të IFAB dhe jam 56 vjeç!”, ka deklaruar Klopp./IndeksOnline/