19:54 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Klopp i dhuron 5.000 euro një fansi, për këtë arsye

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vazhdon të tregoj se i dashuron tifozët e Liverpoolit.

Së fundmi ai i ka dhuruar 5.000 euro një fansi i cili ishte lënduar pas një sulmi jashtë stadiumit Anfield në ndeshjen e sezonit të kaluar me Romën.

Fansi i indetifikuar si Sean Cox, 53 vjet pas atij sulmi, kishte pësuar lëndime traumatike në tru. Ai po vazhdon të trajtohet por duhet të operohet, transmeton Indeksonline.

“Ti nuk do të ecësh asnjëherë i vetëm, më të mirat për ty” kishte shkruar Klopp në letrën e dërguar tek Sean.

Me 5000 eurot e Klopp, shuma e të mbledhurave për operacion ka arritur në 55.000 euro. Shuma e kërkuar është 2 milionë euro.

Për këtë sulm një i dyshuar është arrestuar javën e kaluar në Romë. /Indeksonline/