12:07 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klopp i ka merak lojtarët që bien nga liga, i dhezën dy, po e do të tretin

Jurgen Klopp është “baba” i transfereve. Këtë e ka dëshmuar që shumë vite. Trajneri gjerman po e vrojton me qetësi afatin kalimtar.

Lojtari i parë që pritet të transferohet te Liverpool është i riu, Jamal Lewis. Mbrojtësi i krahut të djatht i Norwich ka rënë nga liga me skuadrën e tij, por ka lënë përshtypje të mëdha në Premierligë.

Lewis mund t’i kushtojë 11 milionë euro Liverpoolit. Mbrojtësi nga Irlanda e Veriut pritet të jetë alternativë e Robertson te Reds.

Klopp e kishte transferuar skocezin Robertson pasi që kishte rënë nga liga me Hull, por që më pas ai u shëndrrua në njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Edhe Wijnaldum kishte ardhur te Liverpool nga Newcastle pasi kishte i kishte rënë nga liga, por që blerja e tij doli të jetë tejet e duhur./Indeksonline/