13:05 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kloppi i lumtur për rikthimin e Shaqirit, ja çfarë thotë për të

Jurgen Kloppi ka folur edhe për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri, para ndeshjes së nesërme ndaj Crystal Palaces.

Shaqiri është rikthyer pas lëndimit dhe ka stërvitur këtë javë me skuadrën, transmeton Indeksonline.

“Ai ishte i lënduar për pesë javë. Për t’u aftësuar për lojë atij i duhet kohë. A u stërvit këtë javë. I nevojitet që të mësohet me intensitetin përsëri. Tani duket të jetë komplet mirë. Nuk ka arsye për të nxituar, por është mirë që u kthye përsëri” , u shpreh gjermani./Indeksonline/