14:52 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Kloppi s’jep lajme të mira për Xherdan Shaqirin!

Jurgen Kloppi nuk ka dhënë lajme të mira për Xherdan Shaqirin.

Trajneri i Liverpoolit ka thënë se Shaqa nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e nesërme ndaj Wolverhamptonit.

Trajneri gjerman ka thënë se Shaqa nuk është stërvitur fare dhe se nuk dihet saktë data e kthimit të tij.

Kloppi ka njoftuar se në skuadër është rikthyer Lovreni, ndërsa për nesër do të mungojnë bashkë me Shaqirin edhe Milneri e Keita./Indeksonline/