09:39 / E Martë, 17 Janar 2023 / C E

Klopp nuk planifikon të largohet nga Liverpooli, përkundër rezultateve

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se nuk po e planifikon largimin nga Liverpooli.

“Të Kuqtë” nuk janë duke kaluar formë të mirë këtë sezon, teksa shpeshherë është vënë në dyshim edhe e ardhmja e trajnerit gjerman në “Anfield”.

Mirëpo, Klopp ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, përveçse kjo do t’i kërkohet.

“Nëse askush nuk më thotë të shkoj, nuk do të largohem – kështu që kjo do të thotë se ndoshta ka një pikë ku duhet të ndryshojmë gjëra të tjera”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, as zyrtarët e klubit anglez thuhet se nuk e kanë menduar shkarkimin e Klopp.

Madje, te Liverpooli thuhet se po planifikojnë të tashmen dhe të ardhmen me 55-vjeçarin.

Liverpooli renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Premierligës, me 28 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve. 

Ndryshe, Jurgen Klopp ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.