21:02 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Klopp paralajmëron rivalët: Do të vazhdojmë vetëm të fitojmë

Liverpool vijon të mbajë rekordin pozitiv në Premier League në këtë edicion të ri, teksa pas fitores 2-1 ndaj Chelseas, është ekipi i vetëm në kampionatin anglez që regjistron 6 tore në po aq ndeshje.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp, rikandidojnë kështu sërish për titullin, duke i shpallur sfidë kampionëve në fuqi, Manchester City.

Ishte një ndeshje e mirë mes dy ekipeve të mira. Ne u imponuam në zona vendimtare. Në pjesën e dytë mendoj se patëm dy apo të paktën një rast flagrant për të thelluar epërsinë në 3-0 dhe do të ishte një sinjal i fortë në Premier League, por më pas N’Golo Kante bën vrapimin e tij të shkurtër dhe shtyn topin në rrjetë me gishtin e tij të madh”.

Sot i merituam 3 pikët. Ne nuk kemi fituar asnjë trofe kombëtar, veçse ndeshje, ndaj duhet të vazhdojmë të fitojmë

Më pas është krejt normale që të vihesh nën presion, por ne u mbrojtëm mirë. Pati disa topa të shpëtuar nga të dy portierët”.

Adrian? Të gjithë ne kemi dobësitë tona, çdo portier ka, por ai është përshtatur mirë në skuadër dhe ka bërë disa pritje fantastike sot. Nuk do ta kishim blerë nëse nuk do të ishim të bindur se është i aftë për atë punë. Situata të mira në një ndeshje emocionuese, kështu ndodh mes 6 ekipeve më të mira dhe në Premier League”.

Ne punojmë mbi skemat. Të gjitha gjërat që aplikojmë në stërvitje dëshiroj t’i shoh në fushë. Mane pësoi atë goditje. Ai është mirë, por ne u desh ta bënim atë zëvendësim”.

Nuk do të fitosh kurrë ndaj Chelsea-t pa bërë atë diferencën e duhur dhe ne e realizuam sot. Çfarë mund të them: është e jashtëzakonshme, por duhet të vazhdojmë ta bëjmë”.

Nuk kemi patur asnjë ndeshje aq të lehtë sa ajo e City një ditë më parë. Nuk i kemi patur ende ato ndeshje. Duhet të punojmë për atë ditë”, deklaroi Klopp ndër të tjera.