75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Klopp: Salah nuk është te Chelsea, ai tani është burrë

Jurgen Klopp thotë se Liverpuli është tani në “periudhën Salah” dhe se egjiptiani është zhvilluar nga një fëmijë në Chelsea në një burrë me Reds.

Klubi nga Anfield shpenzoi 34.3 milionë funte për 25-vjeçarin gjatë verës, pasi e kishte parë atë të kapte syrin në Itali, shkruan indeksonline.

Reputacioni i tij u rindërtua në Serie A me Fiorentinën dhe Romën pas një periudhe të harruar në Angli me Chelsean.

“Kjo është periudha Mo Salah – nuk ka problem me këtë, e meriton mirë. Por ai është gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe kur ai nuk shënon, sepse e shtrin formacionin”, ka thënë Klopp.

“Ai ishte një fëmijë kur erdhi në Chelsea, dhe kemi dëgjuar disa herë që është mjaft e vështirë dhe në atë kohë ata ishin me të vërtetë të suksesshëm. Ishte mjaft e vështirë të dilja”.

“Pak më pak muskuj, pak më pak fizik, dhe fluturon nëpër Premier League – jo si ai tani fluturon – por kontrollon një trup, ju e kuptoni. Me formën e trupit që tani është ndryshe”.

“Ai është një burr tani, ai ishte një fëmijë në Chelsea, tani ai është një burrë. Kjo është e mire.” /IndeksOnline/