12:01 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp sot kundër “djemve” të tij, Shaqa kundër Xhakës

Përballja mes Arsenal dhe Liverpool pritet të jetë drithëruese, si në të shumtën e rasteve. Dy skuadrat me futbollin më të bukur në ishull ndeshen në kulmin e formës së tyre këtë edicion.

Klopp asnjëherë nuk ka humbur ndaj Arsenalit në Premierligë, ndërsa Arsenali është i pamposhtur në 11 përballjet e fundit.

Interesante për të gjithë shqiptarët do të jetë përballja e dy kosovarëve më të mirë në futboll aktualisht, Shaqiri e Xhaka.

Për Klopp do të jetë interesante pasi që do të ketë në skuadër kundërshtarë tre lojtarët që vetë i bëri të famshëm.

Aubameyang, Mkhitaryan e Sokratis janë tre “djemtë” që do të përballen ndaj ish trajnerit të cilin edhe sot e kanë idhull.

Ndeshja fillon sot në ornën 18:30./Indeksonline/