11:23 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / C E

Klopp tallet me David Luizin, merr kritika të ashpra

Liverpooli mbrëmë u mposht nga Arsenali me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës pas dy gabimeve nga Van Dijk dhe Alisson.

Kështu kampionët e Premierligës humbën mundësinë për të grumbulluar 100 pikë këtë sezon, shkruan Indeksonline.

Por pas ndeshjes, Jurgen Klopp është tallur me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz dhe ka marrë kritika të mëdha nga tifozët.

“A është dikush i befasuar këta djem [Alisson / Van Dijk] janë njerëz? Unë nuk jam. Unë kam nevojë për David Luiz? Ai ka nënshkruar një kontratë të re, a?, ka thënë Klopp, duke u bazuar në atë se braziliani bën shpesh herë gabime.

Tifozët kanë komentuar në këtë intervistë duke e quajtur të panevojshme dhe aspak etike deklaratën e tij.

Pas shpallejs kampion, Liverpooli është mposhtur 4-0 nga Manchester City dhe 2-1 nga Arsenali. /IndeksOnline/