08:44 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / B O

Klopp tregohet i madh, shpallet trajneri i vitit në Premierligë, e afron Fergien për një foto

Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i vitit në Premierligë. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se çmimi është meritë e lojtarëve dhe stafit të tij ngase futbolli është sport ekipor.

“Kurrë nuk besoj në çmimet personale në futboll, ngase ky është sport ekipor. Por e kam fituar këtë fal lojtarëve dhe stafit tim që kam. Votimi nga kolegët e mi është padyshim çmimi më i rëndësishëm që mund të merrni” ka thënë Klopp.

Kur gjermani pranoi çmimin nga Sir Alex Ferguson, legjenda e Manchester United u tërhoq, por Klopp e kapi atë duke ndarë një foto së bashku, gjest që ka marrë lëvdata në mediat angleze./Indeksonline/