75 Mall Live Search
19:21 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp zbulon arsyen e vërtetë se pse Shaqiri nuk udhëtoi në Beograd

Gjatë ditës së sotme, Liverpolli konfirmoi se nuk e ka përfshirë Xherdan Shaqirin në listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Beograd.

Para këtij vendimi – ka pasur dyshime nëse futbollisti me prejardhje kosovare do të duhej të ftohej nga Liverpooli, por sot është zyrtarizuar se Shaqiri do të mbetet në shtëpi.

Dhe në konferencën e sotme për shtyp, Jurgen Klopp është pyetur nga gazetarët serb se pse nuk e ka ftuar Shaqirin për ndeshjen e nesërme, transmeton IndeksOnline.

”Ne kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime në lidhje me atë se çfarë pritje mund t’i bëhet Shaqirit dhe ne nuk kishim ide se çfarë mund të ndodhte”.

”Ne duam të jemi të fokusuar vetëm në futboll dhe nuk kemi për të menduar për gjëra tjera”.

”Kemi ardhur këtu si klub futbolli duke përfaqësuar njëren prej klubeve më të mëdha në botë – dhe kjo është arsyeja se pse jemi këtu të luajmë futboll”.

”Dhe duke u bazuar në rrethanat, ne kemi vendosur që të mos e ftojmë Shaqirin. Ai ka luajtur shumë ndeshje për ne, por nuk do të luajë nesër. Kjo është e tëra”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/