13:06 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Klubet amerikane hynë në garë për Giroudin

Klubet amerikane kanë hynë në garë për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Giroudit i përfundon kontrata në qershor dhe ende bisedimet për kontratën e re nga gjiganti anglez nuk kanë filluar.

I interesuar për francezin është gjiganti italian Interi, pasi trajneri Antonio Conte po e sheh francezin si lojtarin e duhur për të luajtur pranë Lukakusë.

Sipas mediave amerikane klubet New York City FC dhe Vancouver Whitecaps janë dy skuadrat e fundit që kanë shfaqur interesim.

Këtë sezon, francezi ka luajtur nëntë ndeshje për “Blutë”, derisa ka shënuar katër gola. /IndeksOnline/