18:02 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Klubet dhe lojtarët duhet të koordinohen për të marr vendim për pagat

Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare.

Këtë situatë e kanë komentuar edhe mesfushori i Llapit, Mentor Zhdrella.

Sipas 5 herë futbollistit më të mirë në Kosovë, klubet çdo vendim duhet të marrin në bashkëpunim me lojtarë.

Duhet kuptuar që klubet se kanë fare të lehtë, por çdo vendim duhet të diskutohet edhe me lojtarë”, tha fillimisht Zhdrella për Olle.

Nuk e shoh të arsyeshme dhe të vështirë për klubet pagesën e lojtarëve, sepse çdo klub ka buxhetin vjetor, por duhet gjetur një zgjidhje në bashkëpunim mes dy palëve, pra të klubeve dhe lojtarëve”, tha tutje Zhdrella.

Gazeta, gjatë ditës ka kontaktuar edhe me zyrtarin për media të Feronikelit, Erlind Krasniqi.

Sipas tyre, klubi nga Drenasi ende nuk ka marrë ndonjë vendim të tillë.

Nuk kemi vendos akoma për këtë çështje, do të bisedojmë edhe me klubet tjera dhe do të dalim me një vendim të njëjtë me gjithë të tjerët”, tha Krasniqi.

Ndërsa, për këtë çështje ka folur edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Limani tha se një vendim të tillë do ta mbështeste në rast se do të ndodhte te skuadra ku ai luan.

Mendoj që secili klub duhet të vendos për futbollistët e tyre dhe kjo gjë nuk duhet të diskutohet nga deputetët”, tha fillimisht Limani.

Deri më tani klubi jonë ka qenë më së e gatshme të na jap pagat dhe ende nuk është diskutuar nëse do të ketë ulje pagash, dhe nëse një gjë e tillë ndodh, unë do të mbështes çfarëdo vendimi që klubi merr”, tha tutje ai.

Është kohë krize dhe secili duhet të kuptoi gjendjen e secilit, pra edhe klubet nuk e kanë të lehtë këtë situatë”, përfundoj Limani.