23:33 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klubet me rrogat më ta larta: Barça lë pas Realin, Cityn e United

Kompania zvicerane “Swiss Ramble” ka bërë një studim mbi rrogat e paguara nga klubet e kampionateve kryesore sportive në botë sezonin e kaluar.

Barcelona ka dalë klubi me mesataren më të lartë të rrogave. Skuadra katalanase, në fakt, ka lënë mbrapa Real Madrid dhe Manchester United, që janë renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

E para mes ekipeve italiane është Juventus me 259 milionë euro.

Në dhjetë vendet e para nuk janë të pranishëm klube të tjerë të Serisë A.

Inter, që mban vendin e 13-të është skuadra e dytë italiane me mestaaren më të lartë të rrogave.

Renditja e 15 klubeve me rrogat më të larta

1 – Barcelona (487 milionë euro)
2 – Real Madrid (395 milionë)
3 – Manchester United (337 milionë)
4 – Manchester City (296 milionë)
5 – PSG (272 milionë)
6 – Bayern Munich (265 milionë)
7 – Juventus (259 milionë)
8 – Chelsea (256 milionë)
9 – Liverpool (241 milionë)
10 – Arsenal (232 milionë)
11 – Borussia Dortmund (187 milionë)
12 – Atletico Madrid (178 milionë)
13 – Inter (156 milionë)
14 – Tottenham (148 milionë)
15 – Leicester (131 milionë)

Temat: