12:42 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Klubi i Bernard Berishës me njoftim zyrtar për lëndimin e tij, ja kur do të rikthehet

Skuadra Akhmat Grozny në të cilën luan futbollisti kosovar, Bernard Berisha ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me lëndimin e futbollistit.

Ata kanë treguar se Berisha nuk do të jetë në gjendje të kthehet në ndeshjet që ju kanë mbetur për vitin 2019.

Bernardi është duke u trajtuar në një klinikë zvicerane dhe rikuperimi i tij do të zgjasë deri në 6 javë.

Berisha u transferua te klubi rus në vitin 2017 nga klubi tjetër po ashtu rus Anzhi, kurse vlera aktuale e tij në treg është 2 milionë euro./Indeksonline/.