75 Mall Live Search
16:28 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Klubi i futbollit rrezikon përjashtimin pasi shfaqi foton e Hitlerit (Foto)

Banerat me motive provokuese shfaqën shpesh herë në tribunat e stadiumeve gjatë ndeshjeve të futbolli.

Por tifozët e klubit sudanez, Al-Hilal Omdurman e kanë tepruar me parollën e tyre gjatë një ndeshje kampionale, shkruan indeksonline.

Ata kanë shfaqur imazhin e udhëheqësit nazist, Adolf Hitler dhe një shkrim të bashkangjitur ku përmendet Holokausti.

Sipas mediave ndërkombëtare, klubin e pret një dënim i jashtëzakonshëm duke u menduar edhe largimi nga garat.

Holokausti është emri që i është dhënë fushatës së gjenocidit të Adolf Hitlerit, i cili ka vrarë rreth 17 milionë në kampet e përqendrimit në Luftën e Dytë Botërore. /IndeksOnline