08:47 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet pse Stalini vodhi dhëmbët e Hitlerit

Përkthyesja ruse, Elena Rzhevskaya që punonte për ushtrinë sovjektike, ka zbuluar që Stalini ka vjedhur dhëmbët e Hitelerit.

Rzhveskaya tha se Stalini donte që njerëzit të mendonin se Hitleri ishte ende gjallë.

Ajo thotë se Stalini besonte se tensionet do të vazhdonin nëse Hitleri dukej se nuk ka vdekur, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Dhëmbët ishin gjetur nëpër rrënojat e Berlinit,  ndërsa dentisti që do ta konfirmonte këtë saktë nuk u gjetë pasi u dënua nga Stalini.

Ndërsa, Kathe Heusermann konfirmoj se dhëmbët që Elena besonte ishin të Hitlerit.

Kathe u fut në burg pasi konfirmoi këtë gjë.

Elena Rzhevskaya është shprehur se ajo mbante një barrë të fajit pasi dentisti që konfirmoi dhëmbët që i përkiste Hitlerit u hodh në burg./Indeksonline/