17:18 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Klubi i njohur ofron 100 milionë për Bale (Foto)

Një klub ka bërë një ofertë prej 84 milionë funte (100 milionë euro) për yllin e Real Madrid, Gareth Bale, i cili u informua për një largim nga Bernabeu në verë.

Sipas “Don Ballon”, klubi kinez, Guangzhou Evergrande ka bërë këtë ofertë të jashtëzakonshme për uellsianin, shkruan indeksonline.

Klubi madrilen mendohet se është duke u munduar ta bind 28 vjeçarin që ta pranojë ofertën, megjithatë vetë ai nuk dëshiron të largohet.

Bale ka kontratë edhe katër vite dhe nuk dëshiron largimin jashtë Evropës edhe për kundër pagës së lartë që do t’i ofrohej. /IndeksOnline/