10:53 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Klubi i xhudos në Fushë- Kosovë, që stërvit talentet e së ardhmes

Xhudo vitet e fundit ka qenë sporti që i ka sjell më së shumti suksese Kosovës.

Arritjet e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit e shumë të tjerëve ka bërë që ky sport të popullarizohet në vendin tonë, transmeton Indeksonline.

Një nga klubet që pritet t’i dhurojë Kosovës kampion të shumtë është edhe ai i “Sankakut” në Fushë-Kosovës.

Edhe pse ka tre vjet që është themeluar, ky klub tashmë ka 30 nxënës që vijnë të stërviten këtu.

Trajneri i këtij klubi, Mustafë Veseli në një prononcim për emisionin “Ora shtëtë” në Klan Kosova tregon se ky klub tashmë ka tituj shtetërorë.

“Deri tani prej 2017-s, kemi arritur të merrnim tituj të Kampionit shtetëror të Kosovës në të gjitha grupmoshat prej 14 deri në senior, kampion, nënkampion dhe medalistë të bronztë. Kemi medalje edhe jashtë, kemi një grup relativisht të mirë edhe premtues në klubin tonë për grupmoshën u18”, u shpreh Veseli. /Indeksonline/

Në foto, Leart Sadiku, nxënës i klasës së parë të SHF “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë – i shoqëruar me trajnerin e tij.