13:33 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Klubi më i keq në botë i ofron kontratë 15 vjeçare Lionel Messit: “Nuk mund ta mbaj numrin 10-të”

Klubi më i keq në botë i futbollit i shpallur nga libri “Guinness” , Ibis nga Brazili i ka ofruar kontratë 15 vjeçare Lionel Messit.

Ibis njihet si klubi më i keq në botë pasi nuk ka fituar asnjë ndeshje për 3 vjet e 11 muaj, gjë që është rekord botëror, transmeton Indeksonline.

Kushtet që ia ka ofruar Ibis Lionel Messit janë këto:

-Kontrata do të jetë 15 vjeçare

-Messi do të paguhet në bazë të produktivitetit të tij

-Ai nuk mund të shënoj shumë gola, ndryshe prishet kontrata

-Ai e ka të ndaluar të fitoj titull pasi është në kulturën e klubit që të humbasim

-Ai nuk mund të marr numrin 10 në fanellë pasi është i pensionuar në nder të legjendës së klubit, Mauro Shampoo i cili nuk kishte shënuar asnjë gol për 8 sezone me klubin.

-Messi duhet të thotë para pasqyrës se Pele është më i mirë se Maradona

Sigurisht që kjo ofertë e klubit brazilian ishte në formë shakaje. Lionel Messi momentalisht është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Barcelonënë.

Por, pritet që shumë shpejtë të nënshkruaj kontratë të re me katalunasit./Indeksonline/

Ibis Sport Club's proposed 15-year contract for Messi, which they published on Twitter to almost 300,000 followers