Klubi nga Superliga kineze lëshon deklaratë zyrtare për transferimin e Iniestas
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka nënshkruar një kontratë “jetëgjate” me blaugranët në fillim të këtij sezoni, mirëpo asnjëherë nuk janë ndalur zërat për një kalim të mundshëm në Kinë.
Gazeta spanjolle e lajmeve, Mundo Deportivo ka raportuar se Iniesta ishte subjekt i interesit nga Tianjin Quanjian, të cilët thuhej se ishin të gatshëm të paguajnë mesfushorin 35 milionë euro në vit, si dhe kushte të tjera qëndrimi në lindjen e largët.
Megjithatë, përmes një deklarate zyrtare, klubi nga Superliga kineze ka mohuar pretendimet se po përgatisin një lëvizje për mesfushorin spanjoll.
“Ne solemnisht shpallim se këto raporte janë të pavërteta. Në lidhje me të gjitha historitë e rreme për ne, klubi ynë rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore”, thuhet më tej në deklaratë.
Rregulloret e reja të paraqitura nga Shoqata e Futbollit kinez kanë frenuar shpenzimet e skuadrave të saj, me një taksë 100% të zbatuar për blerjet e lojtarëve jashtë shtetit. /IndeksOnline/