08:38 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Klubi shqiptar shpallet kampion në Malin e Zi

Klubi shqiptar i futbollit, FK Deçiq që bën gara në Mal të Zi, është shpallur kampion i Ligës së dytë.

FK Deçiq është ekip I themeluar nga komuna e Tuzit. Nga sezoni i ardhshëm ata do të luajnë në Superligën e Malit të Zi, transmeton Indeksonline.

Deçiq e mbylli kampionatin me 61 pikë, 10 më shumë se vendi I dytë. Ata patën një sezon fantasik duke shënuar 17 fitore 10 barazime dhe duke pësuar vetëm 3 humbje.

Ata shënuan 61 gola dhe pësuan vetëm 33. Kurse në Superligën e Malit të Zi, kampion u shpall Budcnosti dhe do të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Kampionëve./Indeksonline/