75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klubi turk i beson yllit të Kosovës, ia vazhdon kontratën edhe për katër vite

Kasimpasa po i beson më shumë se kurrë sulmuesit kosovar, Loret Sadiku.

Dhe tani, klubi turk ka vendosur që t’ja vazhdojë kontratën Sadikut.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Arlind Sadiku, sipas të cilit, Loreti do të mbetet në Kasimpasa edhe për katër vite, transmeton IndeksOnline.

Kasimpasa po kalon nëpër një formë të mirë, ku pas 15 javësh, gjendet në vendin e dytë në kampionatin elitar turk.

Image may contain: 1 person

Ndërsa, Sadiku është paraqitur plotë 14 ndeshje në kampionat – nga 90 minuta.

Në vetëm një ndeshje, Loreti mungoi, për shkak të pezullimit pas pesë kartonave të verdhë.

Kujtojmë se pasi u largua nga Kombëtarja shqiptare, Federata e Futbollit të Kosovës, është duke pritur lejen e FIFA-s për ta afruar Sadikun në Përfaqësuese./IndeksOnline/