16:09 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Koby Bryant flet rreth një rikthimi të mundshëm në basketboll

Basketbollisti legjendar i La Lakers, Koby Bryant ka qenë i ftuar në emisionin Ellen De Generes, që do të transmetohet sot.

Nga emisioni i sotëm është publikuar një pjesë ku flet rreth një rikthimi të mundshëm në basketboll, transmeton IndeksOnline.

“Nuk ka mundësi” këto ishin fjalët e Koby Bryant kur u pyet rreth rikthimit të mundshëm. U spekulua se Koby mund të rikthehet tek Lakers edhe për një sezon të fundit por duket se këto ishin vetëm spekulime. 40 vjeçari u pensionua nga basketi në vitin 2016 pas një karriere shumë të suksesshme.

Temat: