13:07 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koci: Koha e fundit që GP i Listës Serbe të kuptojë se Kosova është shteti i tyre

Avokati Arianit Koci ka thënë shpallja e pavarësisë është bërë edhe pa serbët.

Kësisoj Koci shpreson se do të ketë vota të mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit, edhe pa Listën Serbe. Madje sipas Kocit, indikacionet janë që kjo listë do të tentoj të përfitoj maksimalisht në këmbim të votës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu avokati Koci ka shtuar se është koha e fundit që ky grup parlamentar t’a kuptoj që Kosova është edhe shteti i tyre dhe se nuk mundemi vazhdimisht të jemi peng i interesave të tyre politike.

Ky është postimi i plotë:

Shpresoj që i kemi votat për demarkacion, edhe pa Listën Serbe.

Indikacionet janë që kjo listë do të tentoj të përfitoj maksimalisht, në këmbim të votës.

Natyrisht, çdo grup parlamentar ka të drejtë që strategjikisht dhe politikisht ta orientoj votën.

Por, është koha e fundit që ky grup parlamentar t’a kuptoj që Kosova është edhe shteti i tyre, dhe se ne – shumica, nuk mundemi vazhdimisht me qenë peng i interesave të tyre politike.

Bllokadat e tilla, nuk e pasqyrojnë demokracinë e mirëfilltë.

Në fund të fundit, Kosova është shteti i vetëm i yni. I mirë e i keq.

Prandaj, të punojmë të gjithë që t’a krijojmë një ambient demokratik për jetesë.

E grupet poltike me ambicie që ta bllokojnë të ardhmen tonë, duhet defaktorizuar politikisht.

Sidoqoftë, shpallja e pavarësisë është bërë pa serbët – “Povratak”, në atë kohë, për shkak se kemi qenë unik!

Foto: Blerim Uka

Serbët duke e lëshur sallën me 17.02.2008