20:55 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koci: Papa Françesku respektoi pikëpamjen Islame, që nuk ia zgjati dorën bashkëshortes së Erdoganit

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka komentuar veprimin e Papa Françeskut që pas përshëndetjes me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan nuk ia zgjati dorën bashkëshortes së tij duke respektuar kështu pikëpamjen Islame në formën që e praktikojnë besimtarët myslimanë.

Koci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Papa Françesku  ka respektuar pikëpamjen e Islamit për mënyren e përshendetjes ndërmjet gjinive, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Papa Françesku e respektoi pikëpamjen e Islamit pët mënyren e përshëndetjes ndërmjet gjinive.

Pasi u përshëndet për dore me Erdoganin, NUK ia zgjati dorën bashkëshortes së Erdoganit, por e përshëndeti duke mbështetur dorën e tij në drejtim të trupit të tij…në formën se si besimtarët myslimane i përshëndesin besimtaret myslimane./Indeksonline/