11:42 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Dita e Krishtlindjës, festë e solidaritetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë. Ai thotë se kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë.

“Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe”, shkruan Haradinaj.

“Ju uroj Ditën e Krishtlindjës të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe”, thuhet në urimin e Kryeministrit./Indeksonline/