12:17 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Besimtarët ortodoksë përballen me një situatë të pazakontë në kishën e Fierit [Video]

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë pritur mesnatën e mbrëmshme pranë kishave për të kryer ritualin fetar, i cili sipas besimit përkon me Ngjalljen e Krishtit.

Mirëpo, në Fier ajo që duhet të kishte qenë festë është kthyer në makth, madje duke lënë edhe qytetarë të lënduar pas. Dera e Kishës ortodokse në Fier ka qenë e mbyllur megjithëse oborri ishte i mbushur me qindra qytetarë që prisnin të të hynin brenda saj për të marrë dritën.

Sigurisht që çdo objekt fetar ka një përgjegjës, por ai i Kishës në Fier nuk është bërë i gjallë mbrëmë, qytetarët janë përballur vetëm me policinë a thua që ishin mbledhur për tubim protestues dhe jo për një festë.

Një qytetare ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Dera e kishës në Fier ishte e mbyllur dhe ne nuk ndiem as ngjallje Krishti, por vetëm u bëmë copash për të dalë. Nuk e morëm vesh arsyen e këtij skandali, por policia që bënte sehir sikur ishim në protestë dhe jo në një festë fetare. Kur arritëm të dilnim pasi ishim bërë copë- copë ju drejtova furgonit të policisë e irrituar duke u thënë: Ç’më rrini ashtu si hunj këtu dhe nuk ndërhyni?! Dhe si për përgjigje më erdhi një e qeshur ironike. Mu duk vetja si në kohën e luftës, veçse me ndryshimin që ishim brenda oborrit të kishës.

Unë banojë në Durrës dhe për qejf erdha në Fier, port a dija se çfarë do të ndodhte nuk e merrja mundimin të vija, traumatizova psikologjikisht 3 fëmijët mbrëmë, se fizikisht isha bërë si truproja e tyre.

Distanca nga shkallët e kishës te porta është shumë e afërt, priftërinjtë janë përgjegjës për këtë situatë të tillë që kaluam mbrëmë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mbrëmë, më saktë duhet të gjendet dhe policët e turnit të mbrëmshëm duhen pezulluar.

Besoj dhe shpresoj që dikur të bëhemi njerëz edhe ne shqiptarët për të mos përjetuar atë të mbrëmshmen sërish sikur të jemi bagëti!”.