12:21 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Koci tregon anën ligjore të rinumërimit të votave

Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rinumërimin e të gjitha votave në Prizren e Prishtinë, si dhe rinumërimin e pjesshëm të disa komunave tjera.

Koci në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se me këtë vendim do të rriten dyshimet për vjedhje  votash, shkruan Indeksonline.

“Rinumërimi i votave, pa ndonjë arsye ligjore, apo pa ndonjë dyshim të bazuar mirë për manipulim të procesit votues, do të sjellë konfuzion edhe më të madh, do t’i rris dilemat për vjedhje të votave dhe do t’a thelloj animozitetin ndërmjet partive politike dhe votuesve”, ka shkruar Koci. /Indeksonline/