17:12 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Koha kur Ronaldo thoshte se këpuca e artë është më e rëndësishme se topi i artë

Sot, Lionel Messi fitoi këpucën e artë të gjashtën të tijën, më së shumti në histori.

Superylli argjentinas shënoi 36 gola në ligë sezonin e kaluar – tre më shumë se sfiduesi i tij më i afërt, Kylian Mbappe.

Kjo gjithashtu, thelbësore, do të thotë që Messi tani është dy këpucë të arta para Cristiano Ronaldos.

Dhe kjo do të dëmtojë patjetër Ronaldon.

Kjo pasi që kur e fitoi këpucën e artë pas sezonit 2014/15, ai pretendoi se Këpucët e Artë janë “çmimi më i rëndësishëm” –  se Topi i Artë.

“Unë me të vërtetë e dua shumë këtë çmim.  Është çmimi më i mirë për mua. Të tjerët mund t’ju zgjedhin si lojtari më i mirë, por detyra e një sulmuesi është të bëjë gola dhe unë e dua atë. Nuk mund ta mohoj që më pëlqen të shënoj gola” – ishin fjalët e yllit të Juventusit./Indeksonline/