08:10 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

KOK-u nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MRKS-në

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë për Kulturë, Rrini e Sport.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).

Memorandumi i nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri Hajrullah Çeku, parasheh mbështetjen financiare të KOK-ut gjatë vitit 2021.

Sic bëhet e ditur në komunikatën e KOK-ut, presidenti Krasniqi falënderoi ministrin Çeku për nënshkrimin e memorandumit, derisa theksoi nevojat e KOK-ut për mbështetje shtesë gjatë këtij viti, marrë parasysh pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Edhe ministri Çeku tha se Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive do të marrin mbështetje shtesë financiare, përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot.

Ministri Çeku nënshkroi sot memorandumet edhe me federatat e mundjes, atletikës, notit, karatesë, volejbollit, hendbollit, basketbollit dhe shenjëtarisë sportive.