12:07 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kolarov e përzien politikën në sport, kapet me zbulimin e Igli Tares

Mbrojtësi serb, Aleksander Kolarov e ka përzier politikën në sport. Ylli i Romës e ka akuzuar talentin e Lazios, Adam Marusic për përzgjedhjen e tij në përfaqësuese.

Marusic është i lindur në Beograd, por që ka zgjedhur të luaj me Malin e Zi.

“Si mund të luani për Malin e Zi, kur nuk keni lindur farë atje? Si mund të luash për Austrinë, nëse nuk jeni austriak? Një zgjedhje e tillë është e trishtueshme. Çfarë profesionizmi është kjo? ka thënë Kolarov për talentin serbo-malazez./Indeksonline/