16:37 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Kolona në Merdarë, mërgimtarët po presin dy orë

Në pikën kufitare me Serbinë, Merdarë po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve kosovar.

Sipas matjeve të bëra nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet në dalje janë prej 90 minuta deri në 120 minuta, që i bie dy orë.

Nga pritjet në këtë pikë kufitare po shkaktohen kolonat të cilat në dalje janë 250-300 metra, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në hyrje të saj nuk ka kolona, e as pritje.

Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare në përgjithësi nuk ka pritje as në hyrje as në dalje./Indeksonline/