13:48 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në autostradën Prishtinë-Pejë, si pasojë e një aksidenti!

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Krikovë në dalje të Sllatinës.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet ende për lëndime në njerëz se sa janë serioze, veçse dëmet materiale janë të konsiderushme.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur rastit dhe po merren me të gjitha rrethanat që karkekterizojnë këtë aksident.

Indeksonline ua sjellë disa pamje nga vendi i ngjarjes: