12:56 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Komandant Malisheva” merr lajmin e hidhur për vdekjen e babit

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Krasniqi nga Malisheva ka ndërruar jetë. Skender Krasniqi është prindi i Muhamet Krasniqit, i njohur si “Komandant Malisheva” e që është i burgosur në Grupin e Kumanovës në Shkup.

Lajmin për vdekjen e babait ai e ka marr edhe në burg. “Sapo u zgjova mora lajmin me të hidhur që nga 9 maji 2015, babai im Gjenerali im i cili me kishte mësuar se si duhet e luftohet për atdhe mbrëmë kishte ndërruar jetë, me kishe thënë baba qe me 5 tetor do më vizitojë në burg e Zoti deshti të të merrte, zoti të mëshiroftë e të shpërbleft me parajse i dashur Babë”, ka shkruar komandant Malisheva në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/