12:29 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komandanti i Bondsteel-it nuk beson që ushtria do të krijohet me 28 nëntor

Komandani në largim i kampit ‘Bondsteel’ Nik Ducich, ka dhënë një intervistë për median serbe ‘Tanjug’.

Në këtë intervistë ai u pyet edhe për informacionin se nëse ushtria e Kosovës do të krijohet me 28 nëntor.

Ducich u përgjigj duke thënë se nuk beson se qeveria e Kosovës do të shpallin krijimin e ushtrisë pikërisht me datën 28 nëntor.

Ai u pyet se nëse KFOR-i është i gatshëm për të ndaluar ndonjë konflikt në rast të shpalljes së ushtrisë, transmeton Indeksonline.

“Nuk pres ndonjë vështirësi, konflikt apo dhunë” u përgjigje shkurt komandanti.

Nik Ducich do të zëvendësohet nga koloneli Roy Makareg në krye të kampit ‘Bondsteel’./Indeksonline/