Komandanti i FSK-së tokon kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të BE-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone dhe kryetarin i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneral Seán Clancy.
Fillimisht gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje delegacionit të udhëhequr nga admiral Dragone-s dhe gjeneral Clancy-it, me që rast i njoftoi për zhvillimet aktuale brenda forcës, me theks të veçantë mbështetjen e FSK-së në kuadër të operacioneve ndërkombëtare.
Gjithashtu u diskutua edhe për arritjet e deritashme të FSK-së, ku u theksua nevoja për avancimin e bashkëpunimit në aktivitetet e përbashkëta, në mes të FSK-së dhe organizatave respektive. Gjatë takimit u vlerësua lart zhvillimi dhe kontributi i FSK-së në kuadër të këtyre aktiviteteve, si edhe u adresuan nevojat për bashkëpunim në sferat me interes të përbashkët.
Po ashtu, u vlerësua kontributi i KFOR-it dhe NALT-së në mbështetje të forcës.
Në fund të takimit, palët u zotuan për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit korrekt dhe profesional në realizimin e përbashkët të aktiviteteve të ndryshme.

