16:02 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Komandanti i KFOR-it: Veprimi i FSK-së në veri varet nga vullneti i serbëve dhe shqiptarëve

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka thënë se veprimet e përbashkëta të FSK-së dhe KFOR-it në veri varen nga vullneti i qytetarëve kosovarë dhe ata serbë.

“Ne shpresojmë që do të ketë, kjo varet nga vullneti i të dyja palëve, shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Vullneti dhe dëshira e FSK-së ekziston, por duhet të sigurohemi që do të pranohen. Në momentin që ata janë të gatshëm të pranojnë FSK-në në veri ne do t’i mbështesim në punën që do të kryejnë atje”, ka thënë Cuoci në ceremoninë e rihapjes së urës në Mitrovicë, pas rindërtimit dhe renovimit nga FSK-ja dhe KFOR-i,Klan.

Cuoci ka thënë poashtu se KFOR-i e ka mbështetur FSK-në në këtë projekt dhe se ky është një shembull se çfarë mund të bëjë FSK-ja.

Temat: