19:53 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kombëtaret që janë të lira për të zhvilluar miqësore me Kosovën më 22 mars

Pasi mësoi kundërshtarët për eliminatoret e Evropianit, Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet e para të kësaj faze në vitin tjetër.

Megjithatë, në njëren prej datave të ndeshjeve të eliminatoreve, Përfaqësuesja jonë do të jetë e lirë.

Bëhet fjalë për datën 22 mars 2019, dhe është rregull obligativ që Kosova ta aranzhojë një miqësore, transmeton IndeksOnline.

Për këtë datë, Kombëtaret e lira për të zhvilluar ndeshje miqësore janë Gjermania, Uellsi dhe Danimarka.

Kështu, nëse Kosova nuk arrinë marrëveshje me ndonjë Kombëtare, atëherë UEFA do t’i gjejë Kosovës një kundërshtar.

Dje, BBC raportoi se drejtuesit e FFK-së janë në negociata me Uellsin për ta aranzhuar një miqësore./IndeksOnline/