14:26 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi drejt Maltës, të bindur për fitoren e radhës

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës e kryesuar nga presidenti Agim Ademi, anëtarët e KE-së dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, ka udhëtuar drejt La Valetas, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Para këtij udhëtimi “Dardanët” zhvilluan tri seanca stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Bernard Challandes punoi në shumë aspekte të lojës, me qëllim që të evitohen gabimet e shfaqura në ndeshjen e fundit si mysafirë kundër Ishujve Faroe.

Para ndeshjes me Maltën ekipi ynë do t’i zhvillojë edhe dy seanca stërvitore në La Valeta për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë optimistë se nga Malta do të kthehen me rezultat pozitiv, i cili do t’ia hapte rrugën për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 3./IndeksOnline/

Temat: