21:01 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kombëtarja U21 shënoi fitore në miqësoren kundër Turkmenistanit

Kombëtarja U21 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në Antalya kundër Turkmenistanit, me rezultat 3:2.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi iu dha mundësi të luajnë të gjithë futbollistëve nga një pjesë, derisa paraqitja e tyre ishte shumë e mirë dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores.

Kosova kaloi në epërsi me golin e Donat Hasanajt në minutën e 18-të nga gjuajtja e lirë. Turkemenistani arriti të këndellet dhe fillimisht të barazojë shifrat në fund të pjesës së parë, derisa më pas edhe të kalojë në epërsi në minutën e 51-të.

Megjithatë, në minutat në vazhdim loja u mbizotërua plotësisht nga futbollistët tanë, të cilët në minutën e 78-të i barazuan shifrat me golin e Ismet Sinanit, derisa në minutat shtesë të ndeshjes Leard Sadriu shënoi me kokë për t’ia siguruar fitoren Kombëtares sonë. Ndeshjen e radhës miqësore në Antalya, Kombëtarja U21 e zhvillon më 26 mars kundër Maltës.