19:41 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Komentuesit ia bëjnë jetën bajat Kim Kardashianit, ja arsyeja (Foto)

Kim Kardashian ka publikuar fotografi nga plazhi me të motrën, Kourtneyn dhe me Kristen Craëley. Por, kjo i ka kushtuar goxha seks-bombës.

Ndjekësit e saj në Instagram ia kanë bërë jetën bajat duke shprehur hidhërimin e tyre me veprimet e Kim-it në kohën kur motra e saj, Khloe po përballet me ndarje nga i dashuri pikërisht në kohën kur pritet të lindë fëmijën për herë të parë, shkruan Indeksonline.

“Po postoni deri sa Khloe gjendet në veturë duke qarë”, ka shkruar një prej komentuesve.

Ndërsa, as Perez Hilton nuk ka ngurruar të komentojë këtë çështje.

“Si është Khloe sot?”.

Kujtojmë se Khloe është ndarë nga i dashuri i saj, Tristan Thompson meqë të njëjtit iu publikuan fotografi tek puthej me një vajzë tjetër disa ditë më parë, shkruan Indeksonline.

Çifti patën deklaruar zyrtarisht lidhjen e tyre në shtator të vitit 2016, ndërsa në dhjetor të vitit 2017 ata bënë të ditur se presin një fëmijë./Indeksonline/