Komisioneri Evropian: Serbia është partner kyç i BE-së
Komisioneri Evropian për Ndihëm Humanitare dhe Menaxhim të Emergjencave, Christine Stilianidis ka qëndruar në Beograd, prej nga ku ka thënë se Serbia është partner kyç i BE-së në menaxhimin e krizave të emigrantëve.
Në konferencë për media pas takimit që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Stilianidis ka shprehur mirënjohjen ndaj Beogradit në të gjitha aspektet e bashkëpunimit në lidhje me emigrantët dhe krizën e refugjatëve, shkruan N1, përcjellë Klan Kosova.
“Serbia është partner kyç i Bashkimit Evropian dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker ku në fjalimin e tij në shtator ka theksuar rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe përspektivën evropiane në përgjithësi”, ka thënë Stiyanidis.
“Serbia është pjesë e Evropës dhe partner i rëndësishëm në menaxhimin e krizës së refugjatëve, dukuri që nuk njeh kufi”, është shprehur ai.