17:33 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Komisioni Disiplinor e dënon rëndë presidentin e Trepçës 89, Abedin Zeka

Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka nuk do të mund ta përkrah në stadium ekipin e tij në katër ndeshjet e ardhshme.

Kjo pasi Komisioni Disiplinor e ka dënuar atë për katë ndeshje ndalesë në kryrjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga FFK, transmeton Indeksonline.

Komisioni Disiplinor e dha këtë dënim të rëndë me arsyetimin se Zeka ka ofenduar gjyqtarët e takimit pas ndeshjes me Flamurtarin.

“ABEDIN ZEKA ; kryetar i klubit  të futbollit “TREPÇA 89 “ nga Mitrovica  në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit ,  për sjellje  josportive – drejtuar gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI,  e zhvilluar në stadiumin “Riza  Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas  përfundimit të ndeshjes z. Abedin Zeka  futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe  ofendon rëndë gjyqtaret e takimit  Pas kësaj reagon Policia dhe të njëjtin e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 z.Abedin Zeka – kryetar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica z. Abedin Zeka;  DENOHET  me; 4 (katër)  ndeshje  zyrtare  sipas radhës  ndalesë në kryerjen e  funksioneve zyrtare në klub  lidhur  ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në vendim./Indeksonline/