18:20 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Komisioni disiplinor merr vendim për Batatinën, pas gjuhës seksiste ndaj gazetares Qëndresa Krelani

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për gjuhën seksiste të përdorur nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, drejtuar gazetarës Qëndresa Krelani.

Sipas vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës, thuhet se kjo është vërejtja e fundit për të.

FFK ka njoftuar se Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ndaj Tahir Batinës është marrë ky vendim:

“Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77. në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;

I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”.