16:22 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Komisioni disiplinor vendos për ndeshjen, Drita – Linfild

Ndeshja e fazës preliminare të Ligës së kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfield kalon në një fazë tjetër, pra për këtë ndeshje do të vendos komisioni disiplinor i UEFA-s.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Dritës përmes një postimi në profilin e tyre zyrtare në Facebook, ku ka treguar se si do të vendoset fati i kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline

Më poshtë postimi i plotë i Dritës:

Shtyhet vendimi, kalon ne nje instancë tjeter!

Ka perfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni diciplinor per rastin e ndeshjes se anuluar te klubit tone me ekipin e LINFILD FC.

Komisioni i diciplines ne baze te argumenteve dhe rrethanave te krijuara per kete takim, nuk ka mundur te vendos dhe kete qeshtje e ka drejtuar ne instancen e Apelit te UEFA-se.

Ne vendim thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Data e vendimit nga Apeli nuk eshte bere e ditur!